Trajneri i Gjilani-t, Genjtan Mezani është ndarë i kënaqur me pikën e fituar ndaj Ballkani-t.
Dy skuadrat zhvilluan ndeshje mjaftë interesante, por asnjëra nuk arriti t’i konkretizojë rastet që të shënojnë gol, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Mezani tha se ndihet i kënaqur me lojën, por skuadrat duhet të përmirësohet dhe të komponohet me lojtarët e rinj.
“Ishte një ndeshje shumë e fortë për dy skuadrat. Nuk arritëm t’i shfrytëzojmë mundësitë tona që i patëm. Në pjesën e dytë shtuam presionin në fushën e Ballkanit, por nuk arritëm të shënojmë”.
“Trepikëshi do të ishte i madh për vazhdimësinë, por skuadra ka nevojë të përmirësohet dhe të komponohet me futbollistët që kanë ardhur”.
“Shpresoj që sa më shpejtë të na afrohen lojtarët që na mungojnë, sepse në këto tri ndeshje kemi bërë mirë”.
“Ndoshta jam i kënaqur me angazhimin si me Llapin ashtu edhe sot, por na mungojnë ato goditjet para portës”, u shpreh trajneri i Gjilani-t për ArtSport.
Gjilani momentalisht ka mbledhur katër pikë në tri xhiro të zhvilluara./arbresh.info.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...