Lionel Messi tani ka një rol të ri te Barcelona.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, ishte afër largimit nga ‘Camp Nou’ në afatin kalimtar të verës, por në fund vendosi të qëndronte.
Messi tani është duke punuar me trajnerin holandez, Ronald Koeman, i cili me skemat e tij po i mundëson argjentinasit të luajë shpesh si sulmuesi i fshehur, me lirinë për të lëvizur në të gjithë hapësirën e sulmit dhe për të mos u dhënë pika referimi kundërshtarëve.
Një gjë të tillë tani e ka konfirmuar edhe Lionel Messi, që tani mendon se do të shënojë më pak gola, por do të ndihmojë më shumë ekipin.
“Tani golin e kam më pak obsesion dhe provoj të kontribuoj sa të mundem për të ndihmuar ekipin të marrë rezultate”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.
Përndryshe, Messi sot (e premte) feston 16 vjetorin e debutimit te Barcelona.
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...