Ylli argjentinas, Lionel Messi ka folur hapur për vlerësimin e tij për legjendën e Barcelonës, Pep Guardiola.
Guardiola dhe Messi krijuan një nga partneritetet më të suksesshme të futbollit në Barcelonë.
Nga viti 2008 deri në vitin 2012, ata fituan 14 trofe së bashku, duke përfshirë dy trofe të Ligës së Kampionëve, tre tituj të La Ligës, dy trofe të Kupës së Mbretit, tre Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube.
“Gjithmonë e them, për mua, ai është unik. Ka trajnerë jashtëzakonisht të mirë, por ai ka diçka ndryshe. Për mua, Guardiola është më i miri nga të gjithë”, ka thënë Messi.
Arritja e tyre më e madhe erdhi në vitin 2009 kur ata përfunduan një sezon të paprecedentë, duke fituar gjashtë trofe në një vit kalendarik.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin