Skuadra e Barcelonës e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar që do të udhëtojnë drejt Ukrainës, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos.
Në listën e të ftuarve nuk gjenden emrat e Lionel Messit dhe Frenkie de Jong, ndërsa është ftuar për herë të parë Matheus Fernandes për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.
“Ne kemi vendosur të mos i marrim Messin dhe De Jong sepse situata jonë në Ligën e Kampionëve është mjaft e rehatshme dhe ata kanë nevojë për pushim. Është koha të pushojnë”, u deklarua trajneri Roland Koeman.
Matheus Fernandes ka qenë i lënduar dhe ende nuk ka debutuar me fanellën e Barcelonës, mesfushori u transferua të gjigantët spanjoll në afatin kalimtar të verës nga skuadra braziliane, Palmerias.
Oscar Mingueza është lojtari tjetër nga akademia e Barçës i cili mund të debutojë këtë sezon, pas Ronald Araujo i cili debutoi në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Ferencvaros.
Edhe Philippe Coutinho është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të startojë që nga fillimi i ndeshjes.
Barcelona do të luaj të martën kundër Dianmos së Kievit, ndeshje kjo e cila fillon nga ora 21:00.

Inter tërhiqet nga gara për Vicarion, tashmë ka dy alternati...
“Jam shqiptar, kam tapinë e tokës sime”, flet personi që u r...
Abdixhiku: Kosova duhet ta marr gazin amerikan para Serbisë,...
Ylli i Aston Villas objektivi i parë i Arsenalit për merkato...
DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me protagoniste në...
Dy gjigantët spanjoll interesohen për shërbimet e Marc Cucur...