Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka qenë protagonist sonte në fitoren e Comos ndaj Veronas me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e nëntë në Serie A.
Vojvoda realizoi golin e tretë në minutën e dytë të kohës shtesë për ta vulosur fitoren e skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht Douvikas e realizoi golin e parë në minutën e nëntë për vendasit. Derisa rezultati u barazua në minutën e 25-të nga Serdar.
Për 2-1 u përkujdes Posch në minutën e 62-të. Teksa epilogun final e dha Vojvoda.
Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon në Serie A.
Como pas nëntë ndeshjeve ndodhet në pozitën e pestë me 16 pikë, gjersa ka vetëm një humbje deri më tani. Sfidën e radhës e luan ndaj Napolit në fundjavë./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...