Edhe pse kanë mbetur edhe pesë xhiro pa përfunduar sezoni në Bundesligë, tashmë është koha për t’i bërë llogaritë për edicionin 2022/23.
Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha është përfshirë në listën e lojtarëve të nominuar për “Ekipin e sezonit (TOTS).
Që nga e marta mbrëma (19:00) tifozët mund të votojnë për “Ekipin e vitit në Bundesligë” në “FIFA 23”, të cilën Liga e Futbollit Gjerman (DFL) e zgjodhi me mbështetjen e EA SPORTS, njofton uebfaqja e klubit të Berishës, Augsburg.
Një total prej 40 lojtarësh të cilët impresionuan veçanërisht këtë sezon, u zgjodhën në këtë listë.
Me 9 gola dhe 4 asistime, përfaqësuesi i ri i Gjermanisë u bë njëri prej kandidatëve.
“Ekipi i Vitit” do të zgjidhet nga votat e tifozëve (40 për qind), gjykimi i një jurie ekspertësh (30 për qind) dhe nga votat e 18 kapitenëve të ekipeve të Bundesligës (30 për qind).
11 lojtarët më të mirë do të jenë pjesë e “Bundesliga TOTS” nga EA SPORTS dhe do ta fitojnë një përmirësim domethënës të vlerave në “FIFA 23”.
Votimi i fansave do të vazhdojë deri të premten, më 28 prill në orën 19:00.
Vendimi final i “Ekipit të vitit” do të zbulohet të premten e 12 majit. /GE/
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër
E trishtë: Nesër u jepet lamtumira e fundit dy të rinjve nga...
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...