Kylian Mbappe ka lavdëruar Jude Bellingham pas fitores 3-0 të Real Madrid ndaj Girona në La Liga.
Sulmuesi francez theksoi ndikimin e Bellingham në ekip dhe ndau admirimin e tij për mesfushorin anglez.
“Të luash me Jude Bellingham është e pabesueshme, është kënaqësi çdo herë”, tha Mbappe pas ndeshjes.
Mesfushori anglez bëri një tjetër paraqitje të fortë, duke kontribuar në paraqitjen dominuese të Real Madridit me një gol të shënuar.
“Ai pati një lojë të mrekullueshme dhe është e mrekullueshme të ndash fushën me Jude”, shtoi Mbappe.
Bellingham vazhdon të impresionojë në La Liga, duke luajtur një rol kyç në suksesin e Real Madridit këtë sezon pasi ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje radhazi.
Krejt në fund Mbappe foli edhe për ndeshjen e radhës, që Real Madridi e luan në udhëtim te Atalanta.
“Ne duhet të fitojmë sepse kemi humbur ndeshjen e fundit. Jemi gati të shkojmë dhe të fitojmë në Itali”, ka deklaruar Mbappe. /Telegrafi/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente