Inter-i ka konfirmuar se ende s’kanë gjetur zgjidhje për sulmuesin Alexis Sanchez, ndërsa vazhdojnë negociatat me Manchester United.
Kiliani momentalisht është huazim te Inter-i dhe forma e mirë ka bërë që “Neurazurët” të duan ta mbajnë në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
United e ka lejuar Sanchez deri në fund të Seria A, mirëpo jo në Evropa Ligë, kurse gjiganti italian është duke synuar ta mbajë se paku edhe për Evropa Ligë.
Mirëpo, drejtori i klubit italian, Beppe Marotta ka konfirmuar se ende s’është arritur zgjedhja.

“Ky është problem duke konsideruar se Evropa Liga mund të ndryshohet nga lojtarët”.
“Situata ende s’është zgjedhur, jemi duke punuar se paku ta mbajmë për tërë Evropa Ligën”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse do arrihet marrëveshja që Sanchez të qëndrojë në “San Siro”./arbresh.info.
“Tirana, Shkupi, Prishtina janë bashkë”, studentët nga Kosov...
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...