Gazeta spanjolle Marca ka shkruar një lajm ku ka lavdëruar rendësin e Vedat Muriqit për Mallorcan.
Sipas Marcas Vedat Muriqi dhe Kang In Lee kanë krijuar një partneritet vdekjeprurës në Real Mallorca.
Dhe skuadra spanjolle duhet t’ia fal suksesin e deri më tanishëm atyre, pasi grumbullojnë afër 60% të golave të ekipit.
“Por, pa futbollistë si aziatiku me numrin ‘19′ apo një vrasës që t’ju siguroj rreth dhjetë gola, siç është rasti me ‘ Piratin’, misioni i shpëtimit të kategorisë do të kishte qenë shumë më kompleks. Me 40 pikë, synimi për të vazhduar projektin e konsolidimit të klubit në ligë është më shumë se në rrugën e duhur. Dhe pjesërisht falë dyshes së krijuar nga këta dy futbollistë, të cilët që nga dita e parë i futën në xhepat e tifozëve”, shkruan Marca.
Muriqi këtë sezon ka shënuar 12 në La Liga./Arbresh.info/
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...