Marca shkruan se disfata e Barcelona kundër Liverpoolit do të mbahet mend ashtu si zhgënjimet tjera ndaj Sevillas, Athens dhe Romas, por sigurisht se kjo do t’i lëndojë më shumë.
“Ky ishte një dështim historik, nga kreu në fund”, shkruan tutje gazeta spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
Ishte një dështim sepse ata kishin një avantazh prej 3 me 0, ishte dështim sepse Mohamed Salah dhe Roberto Firmiro mungonin, ishte dështim sepse Jordi Alba bëri shumë gabime, ishte për shkak të mungesës së vëmendjes në golin e katër dhe për shkak të shumë gjërave.
Liverpooli ishte shumë më i mirë, por Barcelona ishte e dobët dhe faji do të shpërndahet gjithandej.
Sigurisht, Ernesto Valverde do të shqyrtohet me kujdes për mos aftësinë e tij për të gjetur një zgjedhje.
Lionel Messi do të gjykohet që nuk ka shënua gola në Anfield ashtu siç ka shënuar gjatë gjithë sezonit.
Ishte një dështim historik dhe nuk do të jetë lehtë për tu harruar nga Barcelona, përfundon gazeta e lartpërmendur./arbresh.info/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...