Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Madridin

12:50 | 5 Prill 2026
E.H

Vedat Muriqi ishte protagonist absolut në ndeshjen ku Mallorca mposhti Real Madridin, duke shënuar golin vendimtar në kohën shtesë dhe duke vulosur një fitore të jashtëzakonshme që zhveshi shpresat për titullin e La Ligës te mbretërit.

Pas disa javësh të vështira, ku kishte humbur një penallti vendimtare në Elche dhe nuk u kualifikua për Kupën e Botës, Muriqi shënoi golin e tij të 19-të këtë sezon, duke e vendosur veten si lojtari më ndikues dhe vendimtar të skuadrës së tij, shkruan Marca.

Në analizën e saj, Marca, shkruan se ndeshja e Mallorcës tregoi një disiplinë taktike dhe një plan të qartë lojë të hartuar nga trajneri Martin Demichelis.

Sipas mediumit, Real Madrid duket të ketë munguar kreativiteti dhe pasioni që zakonisht e karakterizojnë, ndërsa Mallorca shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit dhe tregoi një organizim të fortë kolektiv.

Analiza e Marca e përshkruan qartë ndikimin e tij: “Ai tani ka 19 gola, një numër që e bën lojtarin më vendimtar dhe me ndikim për skuadrën e tij në të gjithë ligën. Një magnet për topin dhe për vëmendjen, ai është një makth për kundërshtarin në çdo ndeshje”.

Muriqi i shkatërroi shpresat e Real Madridit në La Liga, duke i zhveshur nga shumë shpresa dhe aura e fitoreve të fundit, nënvizon mediumi madrilen. /Telegrafi/