Kombëtarja e Italisë është grumbulluar për sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Kampioni në fuqi i Evropës do të përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.
Do të jetë një ‘reprizë’ e gjysmëfinales së Euro 2020, ku Azzurët triumfuan me penallti 4-2, pasi koha e rregullt kishte përfunduar 1-1, shkruan Telegrafi.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini kishte publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë takim shumë të rëndësishëm.
Por pas ndeshjeve të fundjavës, dy futbollistët Rafael Toloi dhe Matteo Pessina kanë pësuar lëndime.
Kësisoj trajneri italian tanimë ka zgjedhur dy lojtarët që do t’i zëvendësojnë të lënduarit Toloi e Pessina.
Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria dhe ai i Interit, Federico Dimarco kanë marrë ftesa nga Mancini.
Lista e plotë:
Portierët: Donnarumma, Sirigu, Meret
Mbrojtësit: Acerbi, Bastoni, Bonucci, Chiellini, Di Lorenzo, Emerson, Calabria.
Mesfushorët: Barella, Cristante, Jorginho, Locatelli, Pellegrini, Dimarco, Verratti.

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...
Bie turizmi, pasiguria ndikon tek të huajt, operatorët të sh...
Netanyahu po përgatiste një sulm të rëndësishëm ndaj Iranit ...