Manchester United raportohet se është i interesuar për mesfushorin e Bayern Munichut, Konrad Laimer.
Sipas mediave gjermane, ‘Djajtë e Kuq’ po vëzhgojnë reprezentuesin austriak, i cili ka qenë një lojtar standard në formacionin e parë të ‘Bavarezëve’ këtë sezon.
Laimer ka zhvilluar 17 ndeshje për Bayern Munich gjatë këtij edicioni.
Klubi nga ‘Old Trafford’ raportohet se po përgatitet për të nisur negociatat me klubin gjerman për një transferim të mundshëm të mesfushorit në radhët e tyre.
Megjithatë, thuhet se është pak e besueshme që trajneri i skuadrës gjermane, Thomas Tuchel, do të heqë dorë nga Laimer, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në ekip.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë