
Screenshot
Manchester United është eliminuar nga FA Cup, pasi u mposht me rezultat 1-2 nga Brighton në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”.
Mysafirët kaluan në epërsi që në pjesën e parë, kur Billy Gilmour Gruda shënoi në minutën e 12-të, duke e mbyllur fraksionin e parë me avantazh minimal për Brightonin.
Në pjesën e dytë, Brighton e dyfishoi epërsinë në minutën e 64-t, me golin e Danny Welbeck, pas asistimit të Grudës.
Manchester United reagoi vonë, duke ngushtuar rezultatin në minutën e 85-të, kur Benjamin Šeško realizoi pas asistimit të Bruno Fernandes, por pa arritur të shmangë eliminimin.
Pavarësisht presionit në minutat e fundit, “Djajtë e Kuq” nuk arritën të barazojnë, ndërsa Brighton siguroi kualifikimin dhe vazhdon rrugëtimin në FA Cup./Arbresh.info
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet