Manchester City është rikthyer tek fitorja duke e mposhtur me rezultat të thellë 0 – 6 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League.
Foden hapi serinë e golave në minutën e 27-të. Teksa pas tre minutash ai asistoi për Kovacicin për ta dyfishuar rezultatin.
Ndërkohë tre minuta para fundit të pjesës së parë, anglezi realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për klubin.
City nuk u ngop dhe katër minuta pas nisjes së etapës së dytë realizoi tjetër gol përmes Dokut.
Në këtë “festival golash” u përfshi edhe Erling Haaland, i cili realizoi golin e pestë të Cityt.
Kurse për epilogun final shënoi McAtee. Me këtë fitore City ngritët në pozitën e katërt në tabelë me ë8 pikë, ndërsa Ipswichi është i 18-ti me 16 sosh./Arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë