Eberechi Eze është bërë një objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane pas paraqitjeve fantastike fillimisht me Crystal Palace e pastaj edhe me Anglinë në Euro 2024.
Mesfushori sulmues është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierën e tij dhe të largohet nga Crystal Palace, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Manchester City po e kërkon me ngulm transferimin e Ezes për ta zëvendësuar të larguarin Julian Alvarez, dhe ata tanimë kanë marrë një përgjigje të prerë nga Crystal Palace.
Eze kishte një klauzolë largimi prej 70 milionë euro, megjithatë ajo tanimë ka skaduar më 1 gusht dhe klubet që e duan anglezin duhet të bisedojnë me Palacen.
Klubi londinez nuk është i gatshëm ta lë të lirë të largohet ylli i skuadrës nëse nuk paguhen 70 milionë euro, një shumë që nga City konsiderohet e lartë.
Në garë për reprezentuesin anglez janë edhe Liverpool dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdek...
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...