Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbjes së turpshme nga Bodo/Glimti

17:18 | 21 Janar 2026
D.H

Në ndeshjen e shtatë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Manchester Cityt kanë vendosur t’u rimbursojnë parat plotësisht të gjithë tifozët që udhëtuan për të ndjekur humbjen e turpshme ndaj Bodo/Glimt.

Skuadra e Pep Guardiolës u mposht 3-1 nga norvegjezët në Arctic Circle, në një paraqitje zhgënjyese që u cilësua si “e turpshme” edhe nga vetë Erling Haaland.

Situata u përkeqësua edhe më shumë në pjesën e dytë, kur Rodri u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda më pak se një minute dhe u përjashtua nga loja.

Shumica e tifozëve të Cityt kishin udhëtuar fillimisht drejt Oslos dhe më pas kishin marrë lidhje për në Bodo, duke qëndruar në temperatura nën zero për të mbështetur ekipin e tyre, i cili gjatë gjithë ndeshjes mezi krijoi raste ndaj vendasve.

Në shenjë përgjegjësie, skuadra e Manchester Cityt ka vendosur të mbulojë koston e biletave për tifozët udhëtues, një shumë totale prej 9,357 paundësh.

Vendimi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar nga liderët e ekipit: Bernardo Silva, Ruben Dias, Rodri dhe Erling Haaland.

“Tifozët tanë do të thonë gjithmonë gjithçka për ne. Ne e dimë sakrificën që ata bëjnë duke udhëtuar nëpër botë për të na mbështetur, brenda dhe jashtë fushe, dhe kurrë nuk e marrim këtë si të mirëqenë,” thuhet në deklaratë.

“Janë tifozët më të mirë në botë. E pranojmë se udhëtimi drejt Bodos ishte i gjatë dhe se ata na mbështetën në të ftohtin ekstrem gjatë një mbrëmjeje shumë të vështirë për ne në fushë. Mbulimi i kostos së biletave është minimumi që mund të bëjmë për ta.”

Ky veprim është pritur pozitivisht nga tifozët dhe shihet si një gjest respekti pas një nate që Manchester City do të dëshironte ta harronte sa më shpejt.

City nuk po kalon formë të mirë dy ndeshjet e fundit ku ka pësuar dy humbje./Arbresh.info