Skuadra e Pep Guardiolas ka fituar takimin e fundit si nikoqir në stadiumin ‘Etihad’ duke mposhtur me rezultat 3 me 1 West Bromin.
Manchester City regjistroi fitore duke siguruar thuajse pozitën në top katërshe në Premierë Ligë për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkruan portali arbresh.info.
Gabriel Jesus (27′), Kevin De Bryne (29′) dhe Yaya Toure (57′) ishin autorët e golave nga Manchester City, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Hal Robson Kanu (87′) vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Manchester City tani qëndron në pozitën e tretë në tabelë me 75 pikë, dy më shumë se Liverpooli në pozitën e katërt dhe tri më shumë se Arsenali në pozitën e pestë./arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit