Në një konferencë për shtyp, të mbajtur menjëherë pas zbritjes në aeroportin e Kosovës, xhudistet tona kanë komentuar pjesëmarrjen e tyre në garat e Uzbekistanit.
Majlinda Kelmendi, njëherë fituese e Medaljes së Artë Olimpike është shprehur:
“Gara shkoi shumë mirë. Ishte garë relativisht e fortë, pasur parasysh edhe faktin se nuk kam garuar për një kohë të gjatë. Turneu shkoi edhe më mirë se që priti trajneri Kuka” ka thënë Kelmendi, shkruan lajmi.net.
“Gjëja më e mirë ishte se ishim shumë të suksesshëm si ekip. Me performancat tona kemi befasuar edhe Federatën botërore të xhudos. Ata po na krahasojnë me skuadrën e femrave të Kubës, që ishin më të fortat në xhudo është më e lehtë dhe kemi më pak presion kur e dimë se i gjithë ekipi jemi favorite për fitore” vazhdoi Majlinda.
“Dritoni nuk kryen vetëm punën e trajnerit por edhe shumë punë të tjera dhe ne po ia shpërblejmë mundin e tij. E falënderoj Tonin për gjithë mundin dhe besimin e tij për mua” ka përfunduar xhudistja jonë.
Kosova në Tashkent fitoi tri medalje të arta dhe një tjetër të argjendtë.
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...