Majlinda Kelmendi është detyruar të tërhiqet në garën finale në Grand Slam pasditen e sotme (e shtunë).
Xhudisjta e famshme kosovare është detyruar të dorëzojë luftën në finalen kundër italianes Odette Giufrida në Grand Slamin e xhudos që është duke u zhvilluar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkruan portali arbresh.info.
Kelmendi u lëndua në çerekfinale, por lëndimi iu përsërit edhe në finale të kategorisë -52 kilogramë.
Sidoqoftë, ky është një tjetër sukses i madh për kampionen tonë pas qëndrimit për 14 muajsh jashtë garave si pasojë e lëndimeve.
Nga ana tjetër, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë pas disfatës së pësuar në finale kundër Urantsetseg Munkhabait në kuadër të kategorisë -48 kilogramë.
Pra, Kosova tashmë ka siguruar tri medalje të argjendta pasi edhe Nora Gjakova gjithashtu është në finale të kategorisë -57, ndonëse ende nuk është përballur dhe ka mundësi të mira për të dalë fituese e medaljes së artë.
Ajo në finale do të takohen me rusen Anastasia Konkina./arbresh.info/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...