Trajneri i mirënjohur, Zekirija Ramadani i cili këtë sezon po udhëheq Dritën, është duke treguar suksese të jashtëzakonshme me “Intelektualët”.
Me fitoren e sotme ndaj Ballkanit ka krijuar një diferencë prej 15 pikëve nga ta dhe është në rrugë të mirë të rikthej titullin kampion në Gjilan, shkruan Arbresh.info.

Në qoftë se e arrin këtë atëherë do ishte titulli i katërt për të pas atij me Trepçën 89′, Feronikelin dhe Prishtinën.
Ramadani i cili është me prejardhje nga Maqedoni e Veriut shquhet për lojën e bukur dhe atraktive, ku nuk i mungojnë asnjëherë sukseset.
Drita këtë sezon kërkon titullin e katërt kampion në histori të klubit ku për herë të fundit u kurorëzua në vitin 2020./Arbresh.info

Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...