Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez dëshiron që një ditë të ribashkohet me ish bashkëlojtarin e tij – Neymar, por thekson se komentet ishin “hipotetike”.
Dy yjet kanë luajtur së bashku në Camp Nou nga viti 2014 deri në vitin 2017 duke krijuar një treshe vërtetë të frikshme së bashku edhe me Leo Messin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Neymar iu bashkua Paris Saint Germainit për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro 18 muaj më parë, por këtu ka pasur sugjerime që një ditë ai mund të rikthehet te “Blaugranët”.
“Ju nuk mund të hidhni asnjëherë asgjë poshtë në futboll”, citohet të ketë thënë Suarez për Diario Sport.
“Neymar është duke luajtur shumë mirë në Paris dhe ai është duke shënuar shumë gola, prandaj ju duhet ta konsideroni këtë”
“Unë dua të luaj së bashku me lojtarët më të mirë në botë dhe ai është një shok i imi, por ky është një debat hipotetik”, ka përfunduar Suarez./arbresh.info/
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...