Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka kërkuar nga bordi të tregojnë ambiciet në mënyrë që të bindin Lionel Messi-n të rinovojë kontratën.
Argjentinasit i skadon kontrata në fundin e muajit të ardhshëm, por ka raportime që lojtari është duke e menduar largimin, transmeton portali arbresh.info.
Uruguaiani beson se argjentinasi dëshiron të jetë pjesë e një projekti fitues, por ka theksuar se nuk beson që Messi do luaj për tjetër skuadër.

“Çfarë do t’i pëlqente ishte projekt fitues, një emocionues. Por, është situatë që ai duhet ta menaxhojë me familjen”.
“Nuk e shoh Messi-n duke luajtur për tjetër skuadër. Leo do merr vendimin se çfarë është mirë për të dhe familjen. Si miku i tij gjithmonë i rekomandoj të luaj aty ku ndihet rehatshëm dhe i lumtur”.
“Mendoj se është i lumtur te Barcelona dhe duhet të vazhdojë. Nëse i duhet ndryshim, ai duhet ta dijë vet këtë”, deklaroi ai.
Barcelona më shumë mundësi e ka humbur titullin e La Liga-s, mirëpo mbesin në garë për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...