Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka shprehur besimin e plotë se skuadra e tij është gati për t`i sfiduar më të mirët në botë në Kupën e Botës për klube, e cila këtë verë do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
PSG, e transformuar nën drejtimin e ish-trajnerit të Barcelonës, do të garojë në Grupin B, së bashku me Atletico Madridin, skuadrën braziliane Botafogo, si dhe Seattle Sounders, me të cilët do të përballen në ndeshjen e fundit të grupit në qytetin e tyre.
Enrique e ka cilësuar turneun si një mundësi historike.
“Është një kompeticion i ri, shumë emocionues, dhe për herë të parë në histori do të përcaktojë skuadrën më të mirë në botë nga tridhjetë e dy ekipet e përzgjedhura. Kjo është jashtëzakonisht interesante për të gjithë tifozët e futbollit”, ka thënë ai.
Duke pasur parasysh intensitetin dhe natyrën eliminatore të turneut, Enrique paralajmëroi për rreziqet që sjell formati. “Futbolli nuk njeh gjithmonë logjikë. Në një kompeticion të tillë të shkurtër, gjithçka mund të ndodhë. Qëllimi ynë është i qartë: të jemi pretendentë deri në fund dhe të kemi një shans për ta fituar trofeun”, ka theksuar tekniku spanjoll.
Skuadra franceze shkon në garën e klubeve botërore vetëm pak ditë pasi në finale të Champions League mposhti Inter.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...