Ka kaluar pak kohë që kur u njoftua se Pep Guardiola nuk do të vazhdojë te Manchester City dhe nuk ka ditë që nuk flitet për atë që do të bëjë trajneri spanjoll në të ardhmen.
Për momentin, Daily Mirror ka raportuar se katalanasi ka refuzuar një ofertë shumë milionëshe që i ishte bërë nga David Beckham për të drejtuar Inter Miami, ku luan ish-lojtari i tij Lionel Messi.
Sipas gazetës britanike, planet e Guardiolës për momentin janë të pushojë dhe të presë të fillojë një etapë të re duke drejtuar një kombëtare, diçka që ai e ka thënë gjithmonë se do ta dëshironte.
Prej kohësh është përfolur se mund të jetë Italia zgjedhja e tij, pasi nuk arriti sërish të kualifikohet në Botëror, ndërsa ditët e fundit është spekuluar edhe për mundësinë që në të ardhmen të marrë drejtimin e Anglisë./Arbresh.info
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...