Ndeshja e barazhit të Superligës do të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Në këtë përballje, e cila luhet të shtunën nga ora 16:00, do të përballen Dinamo dhe Llapi. Fituesi do të sigurojë një vend në Superligën e Kosovës për sezonin 2026/27, ndërsa humbësi do të garojë në Ligën e Parë.
Në fakt, Dinamo vjen pas fitores në duelin e barazhit të Ligës së Parë, ku javën e kaluar mposhti Lirinë 2:0 në Klinë, dhe tani synon të sigurojë promovimin në elitën e futbollit kosovar. Megjithatë, për ta arritur këtë, skuadra duhet të kalojë pengesën e Llapit.
Nga ana tjetër, Llapi po paraqitet për të dytin vit radhazi në barazh për Superligë, pasi edhe sezonin 2025/26 e përfundoi në pozitën e tetë në tabelë.
Mbetet të shihet se kush do të sigurojë pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ardhshëm: nëse Llapi e konfirmon qëndrimin apo nëse Dinamo debuton në elitën e futbollit kosovar.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...