Kualifikimet për “Euro 2024” vazhdojnë edhe sonte me shtatë ndeshje.
Njëra ndër këto ndeshje do te zhvillohet në ora 18:99 (Finlandë-Kazakistan), shkruan Arbresh.info.
Ndërsa gjashtë ndeshjet e tjera, do të zhvillohen në orar të njëjtë, me fillim nga ora 20:45.
Anglia do ta pres Italinë në “Wembley Stadium”, ndërsa kjo përballja është duke u cilësuar si ndeshja e natës.
Dy skuadrat synojnë fitoren, në mënyrë që ta merr kreun e tabelës në grupin C, ku aktualisht Anglia kryeson me 13 pikë, ndërsa në pozitën e dytë gjendet Italia me 10 pikë, Ukraina në pozitën e tretë me 10 pikë. Kurse në pozitën e katërt gjendet Maqedonia e Veriut me 7 pikë dhe Malta në pozitën e fundit me asnjë pikë.
Hungaria do të jetë mysafir të Lituanisë në stadiumin “S. Dariaus ir S. Girėno stadionas”.
Hungarezët synojnë ta blindojnë pozitën e parë në Grupin G, ku aktualisht posedojnë 13 pikë.
Malta do ta presë Ukrainën në stadiumin “Ta’Qali National Stadium”, ndërsa synimi i mysafirëve është te jenë befasia e grupit C, duke fituar 3 pikë të plota sonte.
Danimarka do të jetë mysafir të San Marinos në stadiumin e Serravalle.
Njëra ndër ndeshjet më të zjarrta të natës së sotme, pritet të jetë Serbia-Mali i Zi.
Duke pasur parasysh që dy kombëtarët janë fqinjë, ndeshja do të jetë një ndeshje e ashpër mes dy kombëtarëve.
Serbia aktualisht gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë, ndërsa Mali i Zi posedojnë 8 pikë. /Arbresh.info/
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...
Arrestohen katër persona për disa vjedhje të rënda në Obiliq...