Ish-boksieri i njohur shqiptar në Gjermani, Luan Krasniqi ka shkruar në rrjetet sociale se ka pasur një takim të shkurtë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Siç ka njoftuar Krasniqi, ai e ka falënderuar për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe popullit shqiptar.
“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, së bashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai e ka falënderuar për kontributin në Kosovë. “Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngrohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me ç’rast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj”, theksoi tutje ish-boksieri shqiptar./albinfo.ch.
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman