FC Vushtrria që po kryen përgatitjet në Turqi ka qenë prezant në ndeshjen mes Antalyaspor dhe Besiktas, ku Milot Rashica luajti nga minuta e parë.
Ata kanë shfrytëzuar një moment pushimi për të qenë të pranishëm në ndeshjen mes Antalyasporit dhe Besiktasit.
Pas ndeshjes, Milot Rashica është ngjitur në shkallët e stadiumit dhe ka takuar lojtarët vushtrrias dhe ka dhuruar fanellën e tij.
“Gjatë përgatitjeve parasezonale në Turqi, ekipi ynë FC Vushtrria pati kënaqësinë dhe privilegjin të vizitojë ish-lojtarin tonë, Milot Rashica, gjatë ndeshjes së tij mes Antalyaspor dhe Besiktas”.
“Ishte një moment krenarie për klubin tonë të shohim Milotin duke përfaqësuar denjësisht talentin shqiptar në futbollin ndërkombëtar. Ai mbetet gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë së FC Vushtrrisë dhe një inspirim për brezat e rinj të futbollistëve”.
“Faleminderit Milot, për mikpritjen dhe për përfaqësimin e shkëlqyer të qytetit dhe klubit tonë në arenën ndërkombëtare!”, thuhet në njoftim.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës