Vasfije Krasniqi ka njoftuar hapjen e një zyreje në kuadër të Qendrës së Rehabilitimit për Viktimat e Torturës, në presidencë.
Në një postim, Krasniqi tha se zyra do të jetë gjithnjë e hapur për të gjithë që kanë nevojë për takime, biseda, këshillim dhe mbështetje.
“Deri më tani janë bërë hapa të rëndësishëm për njohjen dhe mbështetjen e të drejtave tona. Këto hapa janë rezultat i guximit tonë, i punës së vazhdueshme të shoqatave dhe i angazhimit që kjo çështje të trajtohet me dinjitet edhe nga institucionet”, deklaroi ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Të dashura viktima të dhunës seksuale të luftës në Kosovë,
Deri tani janë bërë hapa të rëndësishëm për njohjen dhe mbështetjen e të drejtave tona. Këto hapa janë rezultat i guximit tonë, i punës së vazhdueshme të shoqatave dhe i angazhimit që kjo çështje të trajtohet me dinjitet edhe nga institucionet.
Në këtë frymë, me mbështetjen e u.d. presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, është hapur zyra jonë në presidencën e Republikës së Kosovës.
Krahas shoqatave që kanë qenë gjithmonë pranë nesh, kjo zyrë do të jetë një hapësirë tjetër ku mund të vini për takime, biseda, këshillim dhe mbështetje.
Dyert tona do të jenë të hapura sa herë që keni nevojë.
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës