Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pritur nga Ndihmës Sekretari i Luftës, Daniel Zimmerman.
Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se në këtë takim janë zhvilluar diskutime mbi situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes.
“Në kuadër të takimeve zyrtare në SHBA, në Departamentin e Luftës (Department of War), u prita nga Ndihmës Sekretari i Luftës, z. Daniel Zimmerman”, shkruan Maqedonci
Ai theksoi se në fokus të bisedimeve kanë qenë zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes dhe angazhimet për paqe dhe stabilitet.
“Zhvilluam diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë”, thotë tutje Maqedonci.
Sipas tij, zyrtari amerikan ka vlerësuar progresin e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe kontributin në misionet ndërkombëtare.
“Ndihmës Sekretari Zimmerman vlerësoi lart rritjen e investimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbrojtje, vizionin për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe progresin që Kosova ka arritur në forcimin e kapaciteteve ushtarake”, tha ai.
Maqedonci shtoi se në takim janë diskutuar edhe projekte strategjike që synojnë forcimin e partneritetit me SHBA-të dhe avancimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet themel i sigurisë sonë dhe garanci për ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale dhe të gatshme për t’i dalë zot vendit në çdo rrethanë”, shkruan Maqedonci.
Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje