Liverpooli ka mundësinë të shpallet kampion për herë të 20-të sonte.
E gjithë kjo varet nga ndeshja Arsenal-Crystal Palace, që në rast të fitores së mysafirëve, Liverpooli mund të nisë festën që sonte.
Përndryshe në rast të fitores së Arsenalit, Liverpoolit i duhet të fitojë ndeshjen e rradhës ndaj Tottenhamit për të siguar matematikisht titullin.
Hera e fundit kur Liverpooli u shpall kampion i Anglisë ishte në vitin 2020, por për shkak të pandemisë Covid-19, festa nuk ishte ashtu siç dijnë ta bëjnë tifozët e “The Reds”.
Tifozët nuk ishin kthyer në stadiume deri në përfundimin e sezonit, ndërkohë që Reds nuk mundën të festonin as në fushë pas një fitoreje të tyre, pasi ishte humbja e Manchester City kundër Chelsea që vulosi titullin.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë