Liverpooli ‘shokohet’ në Turqi, VAR-i aleat i Galatasarayt

23:06 | 30 Shtator 2025
D.H

Liverpooli është mposhtur minimalisht në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve nga Galatasaray në Turqi, me rezultat minimal 1-0.

Në këtë sfidë të zjarrtë vendos një gol nga penalltia i shënuar në minutën e 16-të, shkruan Arbresh.info.

Victor Osimhen realizoi për Gallatan ku në fund goli të jetë goli i fitores.

Osimhen pati një super mundësi në pjesën e parë mirëpo u ndal nga Alisson.

Liverpooli ndërkohë rrezikoi përmes Ekitikes e Frimpongut mirëpo pa realizuar dot. Edhe në pjesën e dytë ‘The Reds’ u munduan ta gjejnë golin e barazimit.

Isak pati një mundësi të mirë por goditja e tij shkoi lehtë drejt portës. Krejt në fund, VAR-i e shpëtoi Gallatan, pasi gjyqtari kryesor akordoi penallti për Liverpoolin.

Mirëpo ai u ftua nga sistemi VAR për ta rishikuar rastin dhe në fund ndërroi mendim. Deri në fund nuk pati gola dhe turqit arkëtuan tri pikët e para pas humbjes dëshpëruese nga Frankfurti xhiron e parë.

Tani të dy këto skuadra kanë nga tri pikë.

Liverpooli ndeshjen e radhës ndaj Frankfurtit në Gjermani, ndërsa Gallata përballet me Bodo/Glimtin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme