Liverpooli ka vazhduar rekordin e 100 për qind në Premierë Ligë me fitoren pasditen e sotme (e shtunë) ndaj Newcastle United.
“Redsat” kanë siguruar tri pikë të plota nga takimi si nikoqir në Anfield duke fituar me përmbysje përballjen e xhiros së pestë në Premierë Ligë ndaj skuadrës së Steve Bruces, shkruan portali arbresh.info.
Jetro Willems shqetësoi skuadrën e Jurgen Klopp duke zhbllokuar shifrat pas 7 minutave lojë.
Por, Sadio Mane me dy gola brenda pjesës së parë (28′, 40′) qetësoi të gjithë tifozët në Anfield.
Roberto Firmino si një mjeshtër tregoi klasin e tij në asistim për Mohamed Salah në minutën e 72′ të pjesës së parë.
Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutën e 84′ në vend të Georginio Wijnaldum.
Liverpooli si lider ka maksimumin e pikëve nga pesë ndeshjet e para – 15, ndërsa Newcastle United qëndron në pozitën e 16-të me vetëm katër pikë./arbresh.info/
“Nuk do ta shisnim as për 150 milionë euro apo më shum...
Moti nesër me diell dhe pjesërisht i vranët
Përkundër interesimit për të, Jashari e ka bërë të qartë dës...
Operacion policor në Vlorë, ndalohen 5 persona të dyshuar pë...
Brazili jep sinjale pozitive rreth gjendjes së Neymarit në p...
Inter i mbyll derën edhe njëherë tjetër gjigantit turk për C...