Liverpooli ka marrë një goditje të rëndë, pasi mbrojtësi i krahut të djathë Conor Bradley do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit.
Skuadra e Arne Slot e cila nuk po kalon në formë të mirë këtë sezon, si nga ana e rezultateve ashtu edhe nga lëndimet ka konfirmuar sot dëmtim e rëndë të mbrojtësit të tyre, shkruan Arbresh.info.
“Sipas konfirmimit zyrtar nga Liverpool, Conor Bradley do të mungojë deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi.”
“Mbrojtësi i djathtë do t’i nënshtrohet operacionit në ditët në vijim, pasi ekzaminimet treguan jo thyerje të ligamentit kryesor (ACL) por dëmtime në kockë dhe ligamente në gju të majtë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Bradley u lëndua në takimin e luajtur të enjten ndaj Arsenalit në kuadër të Premier Leagues, sfidë e cila përfundoi 0-0.
Ai u largua nga fusha në minutën e pestë të shtesës.
Dorëzimi i parave të gjetura nga qytetarët ka shënuar rritje
Endrick shkëlqen në debutim tek Lyoni, realizon gol ndaj Lil...
Ministria e Shëndetësisë: Tre fëmijët në Durrës nën kujdes m...
Kjo është bima e vitit 2026: Ndihmon në përmirësimin e cilës...
Ardon Jashari e fiton “Këpucën e Artë” në Belgjikë
Alarm në Aeroportin e Oslos, mbyllet një pistë fluturimesh p...