Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova dy ditë më parë kompletoi transferimin e tij tek Juventusi nga Lille.
Pas një aventure tre vjeçare me klubin francez, Zhegrova i dha lamtumirën klubit të tij ku pati performanca të jashtëzakonshme, shkruan Arbresh.info.
Disa minuta më parë, Zhegrova përmes një ‘instastory’ falënderoi Lillen për gjithçka dhe i uroi suksese.
“Lille do të mbetesh përgjithmonë në zemrën time dhe të gjithë tifozët që më kanë mbështetur që nga fillimi. Dua t’i falënderoj të gjithë shokët e skuadrës, stafin teknik dhe të gjithë për gjithçka. Ju uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që të shihemi sërish së shpejti”, shkroi Zhegrova.
Edoni nënshkroi me Juven për pesë vitet e ardhshme./Arbresh.info

Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...