Ylli i Lille dhe përfaqësuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon një formë të jashtëzakonshme sikurse me skuadrën e tij ashtu edhe me kombëtaren.
Futbollisti dardan realizoi gol në minutën e 20-të në ndeshjen ndaj Lituanisë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë kjo paraqitje dhe ky gol i ra në sy edhe Ligue 1.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, faqja zyrtare e Ligue i kushtoi një postim yllit kosovar.
“Luani i Kososvës”, ka shkruar faqja zyrtare e Ligue 1.
Kujtojmë që Zhegrova këtë sezon po kalon në formë të mirë edhe me Lillen ku ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim./Arbresh.info

Presidentja thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendi...
TKZ mbështetë protestën e 17 shkurtit: Drejtësia e vërtetë n...
Trump kundër Netanyahut? I thotë “jo” planit të ri për Bregu...
Ndërpritet uji në disa pjesë të Gjakovës, KRU “Gjakova” del ...
Përleshje e ashpër në NBA, policia hyri në fushë për të qetë...
RENEA e Shqipërisë me paraqitje fantastike në elitën botëror...