Liga e Parë po del të jetë interesante në këtë vit, me klube me emër në futbollin kosovar që janë pjesë e këtij niveli garash.
Java e pestë solli derbi të fortë dhe rezultatet befasuese në disa ndeshje.
Në Grupi A, derbi mes Trepçës ‘89 dhe Trepçës i takoi mysafirëve që fituan me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në “Riza Lushta”.
Drenica dhe Liria kanë barazuar me rezultat 1-1 në një ndeshje të bukur të zhvilluar në “Bajram Aliu”.
Rahoveci shënoi fitore si mysafir ndaj Mitrovicës me rezultat 4-2, ndërsa Vëllanzimi shpartalloi Istogun duke e mposhtur me rezultat 4-0. Rilindja 1974 ka shënuar fitore si mysafir i Besës së Pejës me rezultat 2-1 në derbin lokal.
Drenica është lider me 11 pikë, ndërsa Vëllaznimi dhe Trepça mbajnë pozitat dy dhe tre me nga 10 pikë.

Sa i përket Grupit B, tashmë Prishtina e Re po shkel çdo gjë, duke fituar kësaj radhe ndaj Vjosës me rezultat 5-0.
Vushtrria ka shënuar fitore si mysafir i Fushë Kosovës me rezultat 3-1, ndërsa Dinamo ka shkatërruar Flamurtarin si mysafir me shifrat 6-0.
2 Korriku ka marr tri pikë si mysafir, duke mposhtur Kikën me rezultat 3-1, ndërsa KEK-u dhe Ramiz Sadiku luajtën baras 2-2.

Prishtina e Re me 15 pikë është lider, ndërsa pas tyre vjen Dinamo e Ferizajt me 13 pikë. Vushtrria është e treta me 10 pikë.

SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...