Liga e Kombeve të Europës që do të nisë në shtator 2018 dhe që në fund të saj 4 ekipe evropiane do shkojnë direkt në finalet e Euro 2020 pa pasur nevojë më pas të bëjnë eliminatore ka filluar të marrë formë dhe Kosova ka mësuar pothuaj zyrtarisht se në cilin divizion të Evropës do jetë dhe kë kundërshtarë do ketë.
Përfaqësuesja e Kosovës gjendet në zonën e katërt të Europës dhe kundërshtarët më të fortë janë Bjellorusia Azerbaxhan, Armeni dhe Gjeorgjia.
Të tjerët Kazakistan, Lihteshtejn, Andorë apo San Marino. Kosova pavarësisht rezultateve negative ka një bindje se e ka potencialin që në ligën e kombeve të jetë konkurrues dhe në grupin e këtyre skuadrave të tentojë deri në fundt ë dalë në vend të parë, shkruan supersport.
Liga e Kombeve është një risi dhe eksluzivitet transmetimi i Digitalb, do përfshijë gjithë Evropën, do t’i vërë përballë shtetet sipas forcës dhe do evitojë miqësoret që janë shndërruar në të mërzitshme.
Në fund 4 fitues që do dalin nga kjo ligë do ti bashkohen dhe 20 fituesit të eliminatoreve që do të fillojë pas përfundimit të Ligës së Kampionëve.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...