Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar edhe nëntë ndeshje tjera të xhiros së gjashtë të ligës në Ligën e Kampionëve.
Pas emocioneve të së martës mbrëma, radha sot është për emocione tjera nga përballjet e kësaj mbrëmje.
Ndeshja më interesante e kësaj mbrëmje padyshim se do të zhvillohet në Paris, ku Paris Saint-Germain pret Manchester Cityn.
Sparta Praga e shqiptarëve është nikoqir i Interit, teksa Real Madridi e pret në shtëpi RB Salzburgun.
Mbrëmjen e sotme luajnë edhe Bayern Munichu si mysafir i Feyenoordit, Milani nikoqir i Gironës dhe Arsenali që e pret Dinamo Zagrebin.
Në tri takimet tjera të mbrëmjes, RB Leipzig luan në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës, Shakhtari Donetsk-Brest dhe Celtic-Young Boys.
Ndeshjet luhen në oraret e përhershme, me dy takime nga ora 18:45 dhe shtatë tjera në ora 21:00. /Telegrafi/
Katër xhiro pa u mbyllur kampionati, Bayerni fiton titullin ...
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë