Gazetat spanjolle kanë filluar të publikojnë një plan të ri mbi atë se si do të vazhdojë sezoni në futboll.
Suspendimi i futbollit në kampionatet evropiane po vazhdon, kurse në pauzë janë edhe kompeticionet e organizuara nga UEFA.
Shtyrja e shumë xhirove ka bërë që të ndryshohen të gjitha kalendaret, madje të shtyhet edhe Euro 2020. Por, si do ta afektojnë kompeticionet njëra tjetrën?
Sipas ‘Sport’, Liga e Kampionëve do të zhvillohet përgjat muajit gusht, kurse La Liga do të fillojë në tetor, përcjell lajmi.net.
Ndonjë vendim zyrtar nuk është marrë akoma lidhur me këto plane të shpalosura. Nëse një gjë e tillë ndodh në Spanjë, sigurisht se do të ndodhte edhe në vendet tjera.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë komunikatë zyrtare gjatë javës. Kujtojmë se liga angleze do të mblidhet në takim tek javën tjetër.
Ambasada Amerikane: Vizita e Whitakerit theksoi kontributet ...
Nimoni mori pjesë në dëgjimin publik për Projektligjin për B...
Vuçiqi takon Ambasadorin Whitaker, i flet për sigurinë e ser...
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...