Haradinaj përkujton vëllain e vrarë: Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës

08:50 | 15 Prill 2026
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij të vrarë, Enverin.

Në një postim emocionues, Haradinaj u shpreh se dhimbjet nuk iu ndalën as pas luftës.

“Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne, i kujtojmë përjetë.

Të kujtojmë përjetë, vëlla Enver” shkroi Haradinaj.

Enver Haradinaj u vra në prill të 2005-tës, në moshën 24-vjeçare, në fshatin Raushiq.

Atentati ndaj Enverit u bë gjatë kohës kur ai po lëvizte me veturë në këtë fshat.

Enveri ishte i treti djalë që ishte vrarë nga familja Haradinaj. Dy djemë të tjerë të kësaj familje, Luani dhe Shkëlzeni, ishin vrarë gjatë luftës.

Në kohën kur ndodhi ky rast tragjik, si Ramushi, ashtu edhe Dauti ishin në burg./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale