E pamjaftueshme fitorja e Barcelonës, Atletico kalon tutje

23:01 | 14 Prill 2026
D.H

Barcelona ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen çerekfinale të kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-1, por e pamjaftueshme për të kaluar tutje.

Pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat (0:2) në “Camp Nou”, të besuarit e Simeones me rezultat të përgjithshëm (3:2), prejnë biletën për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.

Lamine Yamal e nisi furishëm ndeshjen me një gol në minutën e katërt për 1-0.

Teksa pas 24 minutash lojë, Ferran Torres dyfishoi rezultatin, për ta bërë akoma më interesante ndeshjen.

Nuk vonoi shumë dhe shtatë minuta më vonë, Ademola Lookman ngushtoi epërsinë e Barcës (1:2), dhe shënoi golin e qetësisë për skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë, Barcelona realizoi me Ferran Torresin sërish, por për shkak të pozicionit jashtë loje u anulua.

Gjatë minutës së 79-të, Eric Garcia u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë Barcelonën me 10 lojtarë në fushë.

Deri në fund, Barcelona tentoi me të gjitha forcat për ta gjetur edhe një gol dhe ta cuar ndeshjen në vazhdime por nuk ia arriti dot.

Atletico rikthehet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas disa viteve, ku e pret fituesin e çiftit Arsenal – Sporting Lisbona./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale