Këtë të martë ka rënë zjarr në kompleksin pranë “Farmacia 10” në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa prej pallateve.
Flakët, që dyshohet se nisën në katin e parë të një ambienti biznesi, prekën rreth 30 apartamente.
Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa fasada e ndërtesës, e përbërë nga dy shtresa, është djegur pothuajse plotësisht në pjesën e jashtme, duke dëmtuar edhe shtresën e brendshme, raporton euronews.al
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një skenë të rëndë, me strukturën e nxirë, mbetje të shpërndara dhe tym që vazhdon të dalë.
Fillimisht u raportua për disa persona të lënduar, ndërsa drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, konfirmoi se gjashtë persona janë trajtuar në spital, mes tyre katër zjarrfikës.
Një qytetar dhe efektivët janë dërguar në toksikologji, ndërsa një banore ka pësuar djegie në rreth 15% të trupit. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në operacionin për shuarjen e flakëve morën pjesë tetë mjete zjarrfikëse, dy helikopterë Cougar si dhe rreth 50 forca nga ushtria dhe emergjencat civile.
Alarm në Suharekë: Konfirmohet lija e deleve dhe dhive, ndal...
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të dielën kolumbianët dr...
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënde...
Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Ki...
Interi synon yllin e madh të Man Cityt, anglezët i vendosin ...
Rrokulliset një kamionetë me ujë në autostradën “Ibrahim Rug...