Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje

08:48 | 15 Prill 2026
E.K

Një person i kërkuar për grabitje është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit prej 3 vite e 3 muaj burg.

I dyshuari me inicialet R.B. u arrestua nga zyrtarët policorë në kuadër të operacioneve për kapjen e personave të kërkuar.

Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.