Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisioneve parlamentare, ku në rend dite janë çështje që lidhen me energjinë, financat publike dhe përzgjedhjen e kandidatëve për institucione të pavarura.
Në orën 09:00, do të mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së do të zhvillojë intervistimin e kandidatëve.Po në të njëjtën kohë, Komisioni për Ekonomi do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike.
Ndërkohë, në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet ku do të trajtojë disa çështje financiare, përfshirë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029, Raportin vjetor të shpenzimeve për vitin 2025, si dhe Raportin financiar të Avokatit të Popullit po ashtu për vitin 2025.
Në të njëjtën orë, Komisioni për Legjislacion do të intervistojë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Vuçiq paralajmëron armatim të ri: Siguria më e ndërlikuar ng...
Kurti për presidentin: Jemi në konsultime me opozitën
Prokuroria kërkon dënim me burgim të përjetshëm për tre të a...
AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria
“Hajde përgjigju”, Vuçiq sulmon kryeministrin e ri të Hungar...
Abdixhiku prezanton Kryesinë e re të LDK-së