Skuadra e Antonio Contes është befasuar në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir kundër Crystal Palaces në ‘Stamford Bridge’.
Lideri i Premierë Ligës është mposhtur me rezultat 1 me 2 nga skuadra e Sam Allardyces në ndeshjen e xhiros së 30, shkruan portali arbresh.info. Cesc Fabregas dërgoi fillimisht në epërsi “Blutë” për 1 me 0 në minutën e 5′ të ndeshjes, por rezultati u përmbys nga Crystal Palace vetëm pak minuta më vonë.
Wilfried Zaha (9′) dhe Christian Benteke (11′) shënuan dy gola të shpejtë në ‘Stamford Brdige’ duke i siguruar skuadrës së tyre tre pikë ndaj klubit të italianit Antoine Conte.
Chelsea vazhdon qëndrimin në krye me 69 pikë, shtatë më shumë se Tottenhami në pozitën e dytë, ndërsa Crystal Palace qëndron në pozitën e 16 me vetëm 31 pikë./arbresh.info
https://www.clippituser.tv/c/vrkkn
https://www.clippituser.tv/c/bzllz
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...