Robert Lewandowski insiston se do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Bayern Munichut në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Real Madridit.
Reprezentuesi polak mungoi në takimin e parë, ku ‘Los Blancos’ fituan 2 me 1 në Gjermani, por mediat spanjolle raportojnë se Lewandowski do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese më 18 prill, transmeton portali arbresh.info.
“Unë do të rikthehem në Madrid. Kam pasur pak dhimbje, kjo ishte arsyeja pse unë nuk kam luajtur në pjesën e parë, por unë do të jem në Madrid”, tha sulmuesi.
Po ashtu, trajneri Carlo Ancelotti ka parashikuar se edhe mbrojtësi Mats Hummels do të shërohet nga lëndimi do rikthehet për takimin në ‘Santiago Bernabeu’./arbresh.info
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë