E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona vazhdon të mbetet një nga çështjet më të paqarta në klubin katalanas.
Trajneri Hansi Flick ka refuzuar të japë detaje për situatën e sulmuesit polak, duke lënë të kuptohet se gjithçka mbetet mes tyre. “Kam folur me të, por kjo mbetet mes nesh”, deklaroi ai në konferencën për shtyp.
Edhe pse në ambientin e klubit dhe në zhveshtore shumëkush e sheh largimin e tij si të mundshëm, askush nuk ka dalë publikisht me një qëndrim të qartë. Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe Italia përmenden si destinacione të mundshme për sulmuesin.
Në anën tjetër, presidenti Joan Laporta ka shprehur dëshirën për vazhdimin e kontratës së tij, ndërsa aktivizimet e fundit si titullar nga Flick mund të interpretohen si shenjë besimi – ose si një lloj vlerësimi për kontributin e tij.
Lewandowski duket se ka të qarta prioritetet: fillimisht titulli, më pas festa me tifozët dhe në fund vendimi për të ardhmen.
“Do të ishte e mrekullueshme të festonim me tifozët”, u shpreh ai së fundmi, pasi realizoi një gol spektakolar që e afron me top golashënuesit më të mirë në historinë e klubit.
Në fund të sezonit të tij të katërt te Barcelona, Lewandowski ka shënuar 119 gola – mesatarisht rreth 30 gola për sezon. Ai është shumë pranë rekordeve të emrave të njohur si Josep Escolà, Carles Rexach dhe Patrick Kluivert.
Pavarësisht dyshimeve fillestare për transferimin e tij në moshë të avancuar, Lewandowski ka qenë një ndër lojtarët kyç në rikthimin e dominimit të Barcelonës në futbollin spanjoll.
Megjithatë, në arenën evropiane nuk ka arritur të lërë gjurmën e pritur, pasi Barcelona është eliminuar në faza të ndryshme nga ekipe si PSG, Inter dhe Atlético Madrid.
Të gjitha indikacionet tregojnë se Lewandowski do të marrë vendimin përfundimtar pas përfundimit të sezonit dhe festës eventuale të titullit.
Në kushtet aktuale financiare të klubit, Barcelona pritet të bëjë zgjedhje të rëndësishme në repartin ofensiv, ndërsa e ardhmja e sulmuesit polak mbetet ende e hapur.
Barcelona mund ta fitoj titullin kampion të dielën kur përballet me Real Madridin në “El Clasico”. Një barazim apo fitoreve ua siguron atyre titullin e 27 në histori./Arbresh.info
KQZ: 2,092,202 qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 q...
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për kontrabandim me migran...
KQZ: Rreth 2 milionë euro mund të shpenzojë një subjekt për ...
KQZ miraton procedurat emergjente për prokurimet në zgjedhje...
LDK thërret mbledhjen e Kryesisë për sot në 16:00
Makina përplaset me turmën në Gjermani, 2 viktima dhe 22 të ...