Po kalon sezon fantastik, Grenwood në radarin e shumë skuadrave evropiane

14:02 | 5 Maj 2026
D.H

Sulmuesi anglez 24-vjeçar i Olympique de Marseille, Mason Greenwood, është një nga lojtarët më produktivë në Evropë këtë sezon, me 25 gola dhe 10 asistime në 43 ndeshje.

Megjithatë, kohët e fundit po kalon një krizë formë, dhe humbja ndaj Nantes (1-3) e ka vendosur nën kritika të ashpra, përfshirë edhe komentet e ish-sulmuesit të Barcelonës, Christophe Dugarry, i cili e cilësoi performancën e tij “turp”.

Ish-trajneri i tij në Marseille, Roberto De Zerbi, tani te Tottenham Hotspur, e mbështet Greenwood: “Mason është djali im futbollistik. Kur të gjithë ishin kundër tij, ai dha gjithçka për mua. Nëse do të kem buxhet këtë verë, ai do të jetë lojtari i parë që do të kërkoj”.

Greenwood është gjithashtu në radar të Juventus dhe të disa klubeve nga Liga Saudite.

Tek Marseille, trajneri i ri Habib Beye ka theksuar se stili i Greenwood krijon një “deficit defensiv”, por ai ka nisur të rikthejë reputacionin e tij në futboll tek Getafe me trajnerin strikt taktiks, José Bordalás.

Greenwood u transferua te Marseille në verën e 2024-ës për 26 milionë euro plus 5 milionë të tjerë në variabla, duke nënshkruar kontratë deri më 2029.

Kohët e fundit, Parisi ka shfaqur interes për të si përforcim kryesor, me një çmim rreth 40 milionë eurosh.

Me afrimin e verës dhe hapjen e merkatos, Mason Greenwood mund të jetë një nga lojtarët kryesorë në lëvizjet e klubeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale